Dhjetëra të vrarë në Gaza nga sulmet Izraelite, mes viktimave ka edhe fëmijë!
Sulmet izraelite në Libanin verior dhe Gazë kanë vrarë dhjetëra njerëz, duke përfshirë disa fëmijë, thonë ekipet e shpëtimit dhe zyrtarët.
BBC citoi Ministrine libaneze te shëndetësisë te kete thene se të paktën 23 persona, përfshirë shtatë fëmijë u vranë të dielën në Almat pranë Byblos, në veri të kryeqytetit Bejrut.
Në veri të Gazës, agjencia e mbrojtjes civile tha se të paktën 30 njerëz u vranë në sulmet izraelite në dy shtëpi në enklavën e rrethuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sulmi i parë herët të dielën goditi një shtëpi në Jabalia, duke vrarë "të paktën 25 njerëz, duke përfshirë 13 fëmijë dhe duke plagosur më shumë se 30, sipas agjencisë.
Pesë persona të tjerë u vranë në lagjen Sabra të qytetit të Gazës dhe disa janë ende të zhdukur si pasojë, tha agjencia e mbrojtjes civile.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se Hezbollahu kishte ruajtur armë dhe po vepronte nga zona e sulmuar.
Ushtria izraelite tha me tej se "u morën hapa të shumtë për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e mbikëqyrjes ajrore dhe inteligjencës precize".
IDF tha se goditi një vend në Jabalia ku "terroristët po vepronin" dhe në rastin e atij sulmi gjithashtu, ishin ndërmarrë hapa për të zbutur dëmin e civilëve.
Detajet e të dy incidenteve ishin në shqyrtim, tha zyrtari.
Ministria libaneze e shëndetësisë tha se punonjësit e shpëtimit ishin ende duke kërkuar rrënojat pas goditjes në Almat.