Deputeti vetëvritet në Parlamentin e Finlandës, policia rrethon zonën

Bota

Deputeti vetëvritet në Parlamentin e Finlandës, policia rrethon

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Finlandën këtë të martë, pasi një deputet ka kryer vetëvrasje brenda ndërtesës së Parlamentit në Helsink.

Sipas mediave vendase, menjëherë pas incidentit, policia dhe shërbimet e emergjencës u futën në ndërtesën e Kuvendit, duke rrethuar zonën dhe marrë masa sigurie. Drejtori i Sigurisë së Parlamentit, Aaro Toivonen, konfirmoi për gazetën Iltalehti se hetimet janë në vijim.

Kryetari i Parlamentit, Jussi Halla-aho, nuk pranoi të komentojë drejtpërdrejt mbi rastin, por iu referua një deklarate të lëshuar nga policia, ku theksohet se nuk ka elementë kriminalë të përfshirë në këtë ngjarje.

“Po zhvillohet një mision me autoritetet e shpëtimit, policinë dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje. Nuk mund të them më shumë se kaq në këtë fazë,” – deklaroi Toivonen.

Ai shtoi se Parlamenti është një vend i pazakontë për raste të tilla, ndaj reagimi i shërbimeve emergjente është i menaxhuar me kujdes të veçantë.

Dëshmitarët okularë raportuan se disa autoambulanca u larguan nga godina parlamentare me sirenat ndezur, duke treguar për masat urgjente të marra nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion