Arrestohet efektivi i Forcave “Shqiponja” në Durrës, përplasi disa makina dhe refuzoi testin e alkoolit

Aktualitet

Arrestohet efektivi i Forcave “Shqiponja” në Durrës,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës–Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. B., me detyrë inspektor i Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Durrës.

Arrestimi ndodhi pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:40, ai po drejtonte një automjet tip “Audi” në rrugën “Egnatia”, ku humbi kontrollin dhe përplasi disa automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.

Në momentin e ndalimit, efektivit i është kërkuar të kryejë testin e alkoolit, por ai ka refuzuar. Më pas, sipas procedurës, atij i është marrë mostër gjaku në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Ngjarja u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa ndaj policit rëndojnë akuzat për “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

ME TE LEXUARAT