Aksidenti më një të vdekur dhe tre të plagosur në Shkodër-Lezhë, arrestohen dy persona

Aktualitet

Aksidenti më një të vdekur dhe tre të plagosur në

Policia ka dhënë detaje të reja për aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar dy drejtues mjetesh, H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy nga Shkodra. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen”.

Të dy të arrestuarit ndodhen aktualisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi kanë marrë dëmtime nga përplasja. Ngjarja vijon të hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasit H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT