COVID/OBSH paralajmëron Europën: Situata që alarmoi Indinë mund të ndodhë kudo nëse…

Bota

COVID/OBSH paralajmëron Europën: Situata që alarmoi Indinë

I ashtuquajturi variant indian i koronavirusit, ose B.1.617, është duke përfshirë gjithë Indinë, por OBSH-ja ende nuk e ka konfirmuar nëse është më i transmetueshëm apo më vdekjeprurës sesa llojet e tjera të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron vendet evropiane se lehtësimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit mund të shkaktojë një “stuhi” të rasteve të reja me COVID-19, siç po ndodhë në Indi. Situata e rëndë epidemiologjike në Indi sipas ekspertëve është rezultat edhe i tubimeve masive.

Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u tha gazetarëve të enjten se vendet nuk duhet të bëjnë gabim duke relaksuar kufizimet shumë shpejt.

Ekspertët kanë thënë se tubimet e mëdha në ndeshjet sportive ose dasmat, janë pjesërisht shkaktare për shpërthimin e rasteve me koronavirus. Kluge tha se procesi i imunizimit është në rritje në rajonin evropian, dhe llogaritet se shtatë për qind e popullsisë tani është plotësisht e vaksinuar.

“Kur masat mbrojtëse relaksohen, pastaj ka tubime masive, dhe kur ekzistojnë variantet më ngjitëse të virusit në kohën kur shkalla e vaksinimit është ende e ulët, atëherë kjo mund të krijojë një stuhi në çdo vend, dhe se njësoj si situata në Indi që mund të ndodhë kudo ”, tha Kluge./mv.abcnews.al

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion