Boksieri vret brutalisht të dashurën shtatzënë, policia gjen kufomën e lidhur me tela dhe...

Bota

Boksieri vret brutalisht të dashurën shtatzënë, policia gjen

Boksieri nga Puerto Riko, Félix Verdejo është dorëzuar në polici dhe është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij shtatzënë, pasi trupi i saj u gjet i pajetë në një lagunë.

27-vjeçari i martuar, i cili përfaqësonte Puerto Rikon në Lojërat Olimpike në 2012 u dorëzua në polici pasi trupi i Keishla Rodríguez u zbulua pranë kryeqytetit të ishullit San Juan dhe u identifikua zyrtarisht.

Familja e Rodríguez tha se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e Verdejo.

Akuza ndaj të riut është ngritur pas dyshimeve se ai ka rrahur dhe më pas i ka injektuar një substancë të paidentifikuar në trup. Sipas raportimit të “Daily Mail”, thuhet se boksieri i lidhi krahët dhe këmbët me tela të dashurës së tij, para se ta hidhte nga një urë.

Zyra e Prokurorit të SHBA tha se Verdejo po akuzohej edhe për vjedhje makinash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion