Ulet numri i rasteve me Covid, 2 të vdekur dhe 38 të infektuar në 24 orët e fundit

Aktualitet

Ulet numri i rasteve me Covid, 2 të vdekur dhe 38 të infektuar në

Është ulur numri i rasteve me Covid-19 krahasur me një ditë parë, ndërsa viktima janë shënuar më shumë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona dhe janë infektuar 38. 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1762 testime, 872 të shëruar, 38 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol. Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (03 Maj 2021)

Raste të reja ditore 38

Të shëruar në 24 orë 872

Të shtruar në spitale 123

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1,762

Testime totale 641,968

Raste pozitive 131,276

Raste të shëruara 111,792

Raste Aktive 17,085

Humbje jete 2,399

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 14308 Fier 849 Shkodër 399 Durrës 249 Korçë 274 Gjirokastër 255 Vlorë 243 Elbasan 131 Kukës 103 Dibër 101 Berat 93 Lezhë 80

ME TE LEXUARAT