Bjond, i shkurtër dhe që urren gratë, kush është shqiptari që dyshohet se ka vrarë Caroline në sy të foshnjës

Bota

Bjond, i shkurtër dhe që urren gratë, kush është

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 20-vjeçares britanike, Caroline e cila u mbyt disa javë më parë nga tre grabitës në sy të foshnjës, ndërsa burrin e lidhën.

Disa fjalë të njërit prej autorëve, jo në gjuhën greke duket se do të jenë çelësi që do të dërgojë hetuesit te autorët, që dyshohet se janë shqiptarë.

Policia e vendosi 32-vjeçarin grek, të cilit i vranë gruan, të dëgjonte pjesë audio në gjuhë të ndryshme për të zbuluar gjuhën që foli njëri nga grabitësit.

Nga të dhënat e pilotit, sipas një raporti të “Star”, policia duket se është përqendruar në një person specifik, me origjinë shqiptare, i cili thuhet se është kreu i bandës.

“Përshkruhet si një person që i urren gratë, dhe i keqtrajton brutalisht dhe as nuk heziton të kryejë krime.

Përshkrimi i tij përshtatet shumë mirë me kriminelin i cili tre vjet më parë kishte grabitur drejtuesin e pilotit 32-vjeçar, burrin e Caroline.

Nëse është i njëjti person, atëherë ekziston patjetër një lidhje e ndërmjetme ndoshta ka pasur informacion edhe përmes aeroportit” shkruajnë mediat greke në artikullin e publikuar sot.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion