Bisedimet e ardhshme për paqen do të mbahen në Vatikan? Kremlini: Putin zhvilloi bisedën e parë me Papën Leon XIV

Bota

Bisedimet e ardhshme për paqen do të mbahen në Vatikan? Kremlini:

Kremlini ka konfirmuar zyrtarisht zhvillimin e një telefonate mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas një deklarate të shkurtër nga presidenca ruse, telefonata me Trump është zhvilluar më herët gjatë ditës, por detajet mbi përmbajtjen e saj nuk janë bërë ende publike.

Ndërkohë, Kremlini njoftoi gjithashtu se presidenti Putin ka zhvilluar për herë të parë një bisedë telefonike edhe me Papa Leon XIV, kreun e sapozgjedhur të Selisë së Shenjtë.

Papa Leon XIV ka shprehur më herët shqetësimin e tij për situatën në Ukrainë. “Mendimet e mia shkojnë shpesh te populli ukrainas i prekur nga sulmet e reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”, ka deklaruar ai më herët.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion