Peshku 3.2 metra i gjatë kapet në brigjet spanjolle, biologu: Ngela pa fjalë (Video)

Në brigjet e Ceutës në Spanjë, një biology detar ka arritur që të kapë një peshk gjigand. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Enriqur Ostale e pa peshkun në momentin kur nxorri rrjetën e peshkimit nga uji për në varkë.
Reuters tha se peshku është i kategorisë mola alexandrini", një nënspecie e peshkut hënor të familjes molida, i cili konsiderohet peshk 'delikat' dhe për këtë arsye nuk konsumohet në Evropë. Për mediat, Ostale tha se peshkaqeni ishte 3.2 metra e gjatë dhe rezulton të jetë peshku më i madh i kësaj specie i gjetur ndonjëherë në zonë.
A giant mammoth sunfish was caught and released off the Mediterranean coast of Ceuta, Spain, after a tuna-fishing boat noticed it tangled in its nets. The fish was 10.5 feet long and 9.5 feet wide, but was too heavy for the 1000-kilo scale. pic.twitter.com/tVMEsuZLB6
— CBS News (@CBSNews) October 14, 2021
"U përpoqëm ta vendosnim në peshoren prej 1.000 kilogramësh, por ishte tmerrësisht i rëndë. Prandaj dhe nuk e vendosëm në peshore, sepse do ta prishte. Ngela pa fjalë. Kisha lexuar për këta peshq, por kurrë nuk prisja se do t'i shikoja nga afër ", tha Ostale. Ai vlerëson se pesha e peshkut "mamuth" duhet të ketë qenë rreth 2 ton.


