Ndodh në Angli, 43 mijë qytetarë dyshohet se kanë marrë rezultate të gabuara të testit PCR

Bota

Ndodh në Angli, 43 mijë qytetarë dyshohet se kanë marrë

Një ngjarje skandalozë ka ndodhur në Angli. BBC shkruan se 43,000 njerëzve dyshohet se mund të kenë marrë përgjigje të gabuara të testit PCR. Ngjarja ka ndodhur në një laborator në Immensa Health Clinic Ltd në Wolverhampton.

Nga kjo ngjarje, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka pezulluar testet e Covid në laborator, pasi dyshohet se 43,000 njerëzve iu është dhënë rezultati i rremë.

Shumica e të prekurve ndodhen në Anglinë jug-perëndimore, gjithashtu mund të jenë prekur edhe banorë në Anglinë juglindore dhe në Uells. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) thotë se të prekurve iu dhanë rezultatet midis 8 shtatorit dhe 12 tetorit. Në vendin e testimit të Neëbury Shoëground, këshilli thotë se çështjet prekin njerëzit që kanë bërë një test PCR midis 3 dhe 12 tetorit.

UKHSA thotë se po punon për të përcaktuar çështjet teknike në laborator që rezultuan në rezultate të pasakta të PCR./Ora News/

ME TE LEXUARAT