Sot do festonte 27-vjetorin, Barbana i shkruan Ergit: Sa mall për ty, dhimbja ime më e madhe

Showbiz

Sot do festonte 27-vjetorin, Barbana i shkruan Ergit: Sa mall për ty,

Sot Ergi Dini do festonte 27-vjetorin e lindjes, nëse nuk do ishte aksidenti i rëndë 5 vite më parë që i mori jetën. Në këtë ditë, motra e tij, Barbana nuk ka munguar pa një urim. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të Ergit, ndërsa ka zgjedhur fjalët më prekëse për të.

“Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje…Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen, sepse nuk kanë më vlerë…


Festo me ëngjëjt, ëngjëlli im, dhimbja ime më e madhe……………..”, shkruan ajo. Ndërkohë kujtojmë se 2 vite më parë,, në 25 vjetorin e Ergit, Barbana përmbushi amanetin e tij, duke bërë publike një këngë që ai e kishte lënë përgjysmë.

Kënga me titull “Ku je” erdhi si një homazh për artistin, i cili e kishte punuar vetë një pjesë të tekstit para se të ndërronte jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion