Bilanc i zi nga lufta në Lindjen Mesme, 42 mijë palestinezë të vrarë që prej fillimit të konfliktit me Izraelin

Ministria e shëndetësisë e Hamasit në Rripin e Gazës ka përditësuar numrin e viktimave që prej fillimit të luftës me Izraelin.
Sipas shifrave të përditësuara numri i të vdekurve në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës me Izraelin ka shkuar në 42,924 viktima.
Lufta Izrael Hamas nisi më 7 tetor të vitit 2023. Të paktën 77 persona kanë humbur jetën në 48 orët e fundit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Rreth 100,833 janë plagosur në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës pas sulmeve të Hamasit të Izraelit më 7 tetor 2023.
Jashtë Izraelit, protesta janë paralajmëruar në vende të ndryshme rreth botës, kundër ofensivës në Rripin e Gazës, ku në një vit mbi 42 mijë njerëz janë vrarë dhe 2.3 milion janë shpërngulur.
Fokusi i luftës është zhvendosur rrezikshëm drejt Libanit, ku forcat izraelite po luftojnë milicinë tjetër të mbështetur nga Irani, Hezbollah.
Një front edhe më i rrezikshëm është ai që po hapet me Iranin, që në kundërpërgjigje të vrasjes së liderit të Hezbollah, Hasan Nasrallah, ndërmori një breshëri sulmesh raketore kundër Izraelit . Ky I fundit është zotuar të kundërpërgjigjet ashpër.


