Vdekja misterioze e adoleshentes shqiptare, policia italiane shoqëron të dashurin e saj 15-vjeçar

Aktualitet

Vdekja misterioze e adoleshentes shqiptare, policia italiane shoqëron

Rënia nga lartësia e pallatit 7 katësh të 13-vjeçares shqiptare në Itali, duket se nuk është aksidentale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e rënies së saj nga lartësia, ndërsa ka marrë në pyetje disa adoleshentë, miq të 13-vjeçares.

I pranishëm në momentin e ngjarjes ka qenë dhe një djalë 15-vjeçar po shqiptar dhe sipas mediave italiane, viktima mesa duket ka pasur një lidhje që ndoshta ka dashur t’i japë fund.

15-vjeçari është mbajtur prej mbrëmjes së djeshme në komisariat dhe është marrë në pyetje nga hetuesit e njësisë hetimore të Piacenza-s. Më pas ai është lënë i lirë.

Sipas asaj që raporton gazeta Liberta di Piacenza, do të ishte një gjest vullnetar nga ana e vajzës, trupi i së cilës u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia për autopsinë e cila duhet të kryhet në fillimi i javës së ardhshme.

Miqtë e saj, të intervistuar nga gazeta Piacenza, pohojnë se “ajo nuk ishte tip problematik” dhe se në fakt “ajo po planifikonte një udhëtim në Paris me nënën e saj“.

 “Ai e hodhi poshtë, ajo nuk ishte e çmendur apo në depresion, ajo është një tjetër viktimë e dhunës”. Kështu shprehet motra 22-vjeçare e 13-vjeçares së vdekur në një shpërthim publik në rrjetet sociale.

“Ai ishte i fiksuar pas saj, ai u përpoq në çdo mënyrë për të hequr qafe,” shkruan ajo.

22-vjeçarja ka publikuar edhe disa pamje nga bisedat me motrën e saj, duke nxjerrë në pah disa nga sjelljet e të dashurit të konsideruara si problematike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion