“E vrava unë”, ekzekutoi Bledi Petrajn në Londër, autori dorëzohet para gjykatës

Aktualitet

“E vrava unë”, ekzekutoi Bledi Petrajn në Londër,

Kozma Papa është shpallur fajtor për vrasjen e Bledi Petrajt, i cili ndërroi jetë pas një sherri në Enfield të Britanisë së Madhe.

Sipas komunikatës së policisë Metropolitane londineze të cilës i referohet Top Channel, 22-vjeçari nga Fairvieë Road, Cheltenham, doli para trupës gjykuese në 24 tetor, ku u deklarua fajtor për vrasje.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit për t’u paraqitur për dënim në të njëjtën gjykatë të premten, më 6 dhjetor.

Policia dhe Shërbimi i Ambulancës së Londrës (LAS) u thirrën në orën 14:04 të së dielës, 4 shkurt për raportet për një goditje me thikë.

Në vendngjarje 37-vjeçari Bledi Petraj, i cili ishte nga Westcliff-on-Sea në Essex, u gjet i plagosur me thikë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në vendngjarje dhe në spital, ai fatkeqësisht vdiq atë pasdite.

Papa u arrestua nga oficerët e Met në një makinë që u ndalua në Hertfordshire po atë ditë. Ai u akuzua të nesërmen për vrasje.

Një 30-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve, është lënë i lirë pa veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion