Bastiset shtëpia dykatëshe në Barcelonë, policia arreston dy shqiptarë. Çfarë u gjet brenda në banesë

Bota

Bastiset shtëpia dykatëshe në Barcelonë, policia arreston dy

Policia në Barcelonë ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion në një banesë dykatëshe, brenda të cilës po kultivoheshin me anë të llambave 800 bimë kanabis.

 

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, policia arrestoi dy shqiptarë, ndërsa theksohet se bastisja ishte pjesë e një rutine pothuajse ditore në rajonin e Katalonjës për të goditur prodhimin e paligjshëm të marijuanës.


Policia argumenton se krimi i organizuar është rritur dhe duhet të trajtohet për të parandaluar bandat.

Ata thonë se nuk synojnë kultivuesit ose përdoruesit e shkallës së vogël, të cilët frekuentojnë të ashtuquajturat klube të kanabisit, por rrjete droge të nxitura nga përfitimi që eksportojnë pjesën më të madhe të kanabisit jashtë vendit.

“Kur është një biznes që gjeneron kaq shumë para, organizatat kriminale fokusohen të vijnë këtu,” tha Antoni Salleras, shefi i njësisë së krimit të organizuar të policisë katalanase, duke vënë në dukje se të huajt, kryesisht nga vende të tjera në Evropë, Maroku dhe Amerika Latine, llogariten rreth 60% e arrestimeve vitin e kaluar.

Vitin e kaluar, policia katalanase sekuestroi 26 ton marijuanë, tre herë më shumë se në vitin 2021, dhe arrestoi 2,130 njerëz.

ME TE LEXUARAT