Përplasjet e Rusisë me kreun e grupit ‘Wagner’, Biden: Putin e ka të humbur luftën në Ukrainë

Bota

Përplasjet e Rusisë me kreun e grupit ‘Wagner’, Biden:

Presidenti amerikan Joe Biden deklaron se homologu i tij rus Vladimir Putin është bërë “i padëshiruar” në mbarë botën.Për CNN, Biden tha  se Putini është dobësuar nga ngjarjet e fundit sidomos pas përplasjes kreu e “Wagner”, Yevgeny Prigozhin i cili ka ndikuar jo pak në statusin e liderit rus.


Në komentet te tij, Biden këmbënguli se Perëndimi  nuk kishte asnjë lidhje me rebelimin ku theksoi se është Putin ai i cili po humbet luftën me Ukrainën.

“Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën”, tha Biden.

“Ai është bërë pak i pafuqishëm në mbarë botën. Dhe nuk është vetëm NATO, nuk është vetëm Bashkimi Evropian, është Japonia,” u tha Biden gazetarëve.

I pyetur sërish nëse Putini është më i dobët sot se sa ishte javën e kaluar, Biden tha: “E di që është”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion