Aksident masiv në Maqedoninë e Veriut, pesë të plagosur

Kosovë&Rajon

Aksident masiv në Maqedoninë e Veriut, pesë të plagosur

Pesë persona janë lënduar në Maqedoninë e Veriut në një aksident rrugor si pasojë e përplasjes së tre makinave.  Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tetovë- Gostivar. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gostivarit dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

“Në autostradën Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura: ‘seat leon’ me targa të Gostivarit dhe ‘folsfagen golf dhe ‘fiat’ me targa të Tetovës. Në aksident, lëndime kanë marrë gjithsej pesë persona të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murat’ për ofrimin e ndihmës mjekësore”, njofton policia.

Autoritetet hetimore kanë kryer verifikimet në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion