Banda e trafikantëve në Greqi shtrihej deri në Holandë, roli i shqiptarit dhe e shkuara e errët e tij

Detaje të reja kanë dalë në skenë, lidhur me operacionin nga policia greke, ku u godit grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, drejtuesi i të cilit ishte një shqiptar. Sipas mediave vendase, 3 shtetas janë në kërkim, pasi dyshohet se janë të përfshirë në grupin e goditur. Sipas mediave, pas hetimit të telefonave celularë të të dyshuarve, dyshohet se transporti shtrihej deri në Holandë.
Ndërkohë që policia greke e ka fokusuar hetimin në të kaluarën e kapobandës shqiptare. Sipas mediave, duke cituar njoftimin e policisë, shqiptari rezultoi se grupi merrej me trafik të kokainës dhe kanabisit. Trafikantët e blinin lëndën narkotike nga Holanda duke e ruajtur atë në kavanozë me anë të të cilëve transportohet deri në qendër të Athinës.
Mësohet se dy muaj më parë grupi kishte blerë 28 mijë euro kokainë që kishte për qëllim transportimin nga Haga drejt Mykonos ku tregtohej për klientë të zgjedhor. Në dosjen gjyqësore shkruhet se trafikanti që do merrte sasinë e lëndës narkotike kishte shkuar më 26 Maj në Mykonos me një motor të markës Honda. Ai e përshkoi të njëjtën rrugë edhe katër ditë më vonë.
Të premten në mëngjes ekipi i prokurorisë bashkë me oficerë të skuadrës speciale ndërmorën aksionin për arrestimin e katër prej pjesëtarëve të bandës duke përdorur dronë për mbajtjen e tyre nën kontroll. “Koka” e bandës me origjinë shqiptare u ka në zonën e Patissias. Në fillim ai refuzoi kontrollin por u kap pas ndjekjes nga blutë.
Kontrollet në banesat e tyre zgjatën për të paktën 8 orë ku u gjet një sasi lënde narkotike e bërë gati për t’u tregtuar, një pistoletë, 15 fishekë, një kartë identiteti e falsifikuar, dy motoçikleta dhe një makinë me vlerë rreth 6 mijë euro. Kreu i bandës kriminale rezulton i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale por pavarësisht akuzave ndodhej në liri duke vijuar aktivitetin për trafikim të lëndëve narkotike. Në vitin 2012 ai është arrestuar në varrezat e Kokkinos Mylos pas një shkëmbimi zjarri me policinë. /abcnews


