Vrasja e Kudret Saliajt, familjarët: Dhurata dhunonte fëmijët dhe vajzën tonë, djali ynë se ka prekur me dorë

Aktualitet

Vrasja e Kudret Saliajt, familjarët: Dhurata dhunonte fëmijët dhe

Familjarët e Kudret Saliajt kanë folur për mediat, lidhur me vrasjen e tij nga ish- krushku në bashkëpunim me ish- nusen e tyre. Ata kanë hedhur poshtë akuzat se Kudreti ka dhunuar Dhuratën, dhe sipas tyre, kjo e fundit është dënuar për dhunë në familje. Gjithashtu ata pretendojnë se deklaratat e Mexhit Picarit nuk janë të vërteta. Po ashtu, ata folën për gjendjen e fëmijëve. Sipas tyre ata jetojnë në shtëpinë ku i ka lënë babai dhe se janë të traumatizuar.

"Të merret dosja në prokurori. Dhurata është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria, ka vendime të gjykatave. 3 fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti. Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar.

Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar. Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë? Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre. Ata le të dalin në media, s'di ç'të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi.  Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s'është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë histori të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen", thonë familjarët.

Kujtojmë se ditën kur u vra Kudret Saliaj, djali i madh tha se nëna e tyre i ka dhunuar fizikisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion