Sulm terrorist, Irani rrëzon dy dronë në bazën e ushtarëve amerikanë

Bota

Sulm terrorist, Irani rrëzon dy dronë në bazën e

Një bazë e ushtarëve në SHBA është sulmuar nga Irani. Mësohet se ushtria e kësaj të fundit ka rrëzuar dy dronë në bazën e tyre. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në momentin e rrëzimit të dronëve, sistemi i mbrojtjes së ushtrisë amerikane, C-RAM u aktivizua dhe qëlloi dronët, që po fluturonin më 6 qershor, mbi bazën Ain al-Assad rreth orës 12:30.

Kujtojmë se një muaj më parë në këtë bazë ndodhi një tjetër sulm ajror, por nuk kishte të plagosur. Zëdhënësi i koalicionit ushtarak në Irak që udhëhiqet nga SHBA-ja, tha se disa orë para rrëzimit të dronëve ishte rrëzuar edhe një raketë mbi aeroportin e Bagdadit dhe në këtë rast “nuk u shkaktuan dëme në njerëz dhe dëme materiale”.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Por, zyrtarët amerikanë kanë fajësuar milicitë e mbështetura nga Irani, që vazhdimisht sulmojnë interesat amerikane në Irak, përfshirë trupat, Ambasadën në Bagdad apo konvojet irakiane, që bartin furnizime për forcat e huaja. Në muajin mars, në një bazë në perëndim të Irakut, që janë të vendosura trupat e koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-ja dhe kontraktorët, ishte goditur me dhjetë raketa. Në këtë sulm, u vra një kontaktor.

Grupet paramilitare, të lidhura me Iranin kanë kërkuar nga të gjitha trupat e huaja, përfshirë 2.500 trupat amerikane, që të largohen nga Iraku, duke thënë se prezenca e tyre në këtë shtet paraqet okupim. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, misioni i të cilit është të luftojë militantët e Shtetit Islamik, vazhdon të jetë i vendosur në Irak. Ky shtet po ashtu është nikoqir i misionit të udhëhequr nga NATO-ja, që trajnon forcat e sigurisë irakiane./BW

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion