Avioni përplaset me telat e energjisë dhe shpërthen në flakë, vdesin të gjithë personat në bord

Bota

Avioni përplaset me telat e energjisë dhe shpërthen në

Kanë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u përplas me linjat e energjisë elektrike dhe u rrëzua në rrugë duke shpërthyer në flakë.

Ngjarja ka ndodhur në Illinois, SHBA.

Dy burra dhe dy gra në bordin e aeroplanit me një motor humbën jetën, thanë autoritetet.

Avioni u përplas me një sërë linjash të energjisë elektrike përpara se të binte drejt tokës, konfirmoi Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).

Vendasit dëgjuan shpërthimin e madh në momentin e rrëzimit.

Administrata Federale e Aviacionit dhe NTSB do të kryejnë hetimet lidhur me ngjarjen.

Ky aksident fatal ishte i dyti në 48 orët e fundit. Më herët një tjetër aeroplan u rrëzua në lumin Nebraska ku si pasojë humbën jetën tre persona./vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion