Konsumimi i marijuanës legalizohet në Virxhinia, ja kushtet që janë vendosur

Marijuana është legalizuar në Virxhinia, shkruajnë mediat amerikane. Ata bëjnë me dije se Senati dhe Dhoma e Delegatëve votuan pro marijuanës, ndërsa bëhet me dije se ligji do vihet në fuqi më 1 korrik. Kujtojmë se ligjvënësit republikanë nuk ishin aspak pro kësaj.
Ndërkohë, kujtojmë se edhe Nju Jorku dhe Kolorado kanë miratuar masa të ngjashme, por Virxhinia është e para që legalizon marijuanën në Amerikën Jugore. Sipas vendimit, personat mbi 21 vjeç do të jenë në gjendje të posedojnë ligjërisht 28.3 gram marijuanë, si dhe të kultivojnë deri në katër bimë për familje. Theksohet se konsumimi i marijuanës nuk do të lejohet në publik.


