Arrin në Beograd aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiç, i dënuar për genocid dhe kri'me lufte

Bota

Arrin në Beograd aeroplani me trupin e pajetë të Ratko
Aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiçit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ateroi të enjten në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, raportoi Radio Televizioni i Serbisë.

Në aeroplanin që erdhi nga Haga ndodhej djali i Mlladiqit, Darko Mlladiç, mbesa Anastasija, Nenad Vujiq, si dhe dy bashkëluftëtarë të Mlladiçit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte thënë më herët se pret që djali i Mlladiçit “në ditët në vijim t’i njoftojë të gjithë për atë që dëshiron familja”.

Ai shtoi se shteti do të jetë i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe mbështetje tjetër, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e rendit publik, paqes dhe sigurisë.

“Ne do të jemi këtu për të ofruar çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe mbështetjeje për të ruajtur rendin publik, paqen dhe sigurinë”, tha Vuçiç.

Më herët, ministri serb Vuçiç tha se Mlladiçi do të varrosej me nderime të larta shtetërore.

Mlladiçi vdiq më 27 gusht në Tribunalin e Hagës, teksa ishte i shtruar në spital.

Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale tha se në momentin e vdekjes ai ishte në pritje të transferimit në një shtet për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Tribunali i Hagës e dënoi Mlladiçin me burgim të përjetshëm më 8 qershor 2021.

Gjykata konstatoi se ai ishte fajtor për gjenocidin e kryer ndaj rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara (OKB), në verën e vitit 1995.

Mlladiçi u dënua edhe për përndjekjen dhe zhvendosjen me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnje e Hercegovinën, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, si dhe mbajtjen peng të pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.

ME TE LEXUARAT