14 të arrestuarit nga protesta dalin para Gjykatës, aktivistja: Nesër në mbështetje të tyre të gjithë, mblidhemi në orën 10:00

Aktualitet

14 të arrestuarit nga protesta dalin para Gjykatës, aktivistja:

Nesër në orën 10:00 protestuesit kanë njoftuar se do të jenë tek Gjykata e Tiranës, nga ku do të jepen masat e sigurisë për 14 të arrestuarit. Këta të fundit u vunë në pranga dy dite më parë për shkak të konfrontime fizike me policinë.


Gjatë protestës, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit. Në zonë ishin dislokuar forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe FNSH-së.  Pas përplasjeve, u shoqërua në polici edhe një nga organizatorët e protestës, Dritan Goxhaj. Aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje që qytetarët të jenë prezent nëmbështetje të tyre ditën e nesërme.

"Intimidimi i tyre nuk na frikëson, por na bashkon dhe na forcon qëndresën dhe na bën që të vijmë sërish këtu, për t’ju thënë “arrestoni Ramën”. Jemi përballë dy alternativave, ose bashkohemi të gjithë, ose pranojmë të na qeverisë një klasë e korruptuar, e kriminalizuar…Ky shesh parmbrëmë e ka marrë vendimin e vet, përballë Ramës dhe Besës apo Pasqyrës së tij, ne kemi zgjedhur njëri tjetrin dhe kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të tij dhe kabinetit të Ramës. Të 14 protestuesit që po mbahen do të dalin nesër para gjykatës penale që ndodhet ngjitur me SPAK në orën 10:0. Janë të ftuar që të bashkohet çdo qytetar nesër në orën 10: 00 para Gjykatës Penale”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT