15 persona të arm'atosur, Policia e Vlorës: Afër fshatit Kaninë u dogj një “Audi A8”, dyshohet i autorëve të sherrit

Aktualitet

15 persona të arm'atosur, Policia e Vlorës: Afër fshatit

Policia konfirmon se njerëzit e Luan Muçës i vendosën 5 mln euro gjobë biznesmenit Vasil Bedinaj. Policia thotë se i kërkuan të largohej brenda 48 orëve nga Shqipëria nëse nuk do të jepte pagesën. Po ashtu, policia sqaroi se nuk ka pasur të shtëna me armë brenda në hotel.

Por në oborr, policia thotë se njeriu i Bedinajt, Anxhelo Breshani ka shkuar në makinën e biznesmenit dhe ka qëlluar me armë ndaj makinave të njerëzve të Luan Muçës.

Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Edvin Ndreu:

Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri.

Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, një automjet fuoristradë, tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind shërbimeve të Policisë për të ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, ky automjet ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj.

Në këtë automjet ndodheshin tre shtetas, konkretisht shtetasi Luan Muça, drejtues i automjetit, dhe dy pasagjerët, shtetasit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Sëat Security”.

Si pasojë e daljes nga rruga, shtetasit Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj janë dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, afër fshatit Kaninë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se është përdorur nga autorët në ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Luan Muça, së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.

Ndërkohë, shtetasi Angjelo Breshani ka shkuar te automjeti i shtetasit Vasil Bedinaj dhe ka marrë armën e zjarrit që ky e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë;
- Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë;
- Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;
- Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar;
- Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë.

 

ME TE LEXUARAT