Albin Kurti viziton selinë e NATO-s në Bruksel të enjten

Bota

Albin Kurti viziton selinë e NATO-s në Bruksel të enjten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë selinë e NATO-s të enjten. Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Aleanca Veriatlantike njoftohet se Kurti do të takohet me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg më 29 prill.

“Të enjten më 29 prill 2021, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti nga Kosova në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim. Shefi i qeverisë kosovare do të udhëtojë sot në Bruksel, ku do të takohet me udhëheqësit kryesorë të institucioneve evropiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion