‘Zaho është i mërzitur’, pse mungoi djali i vogël i Kryeministrit në festën e PS-së

Showbiz

‘Zaho është i mërzitur’, pse mungoi djali i

Mes gjithë entuziazmit të fitores së tretë, mes mijëra simpatizantëve në sheshin “Skënderbej” dhe atyre që e ndoqën nga ekrani, Edi Rama u gjend edhe me një mungesë thjetër. Zaho është mërzitur dhe nuk shkoi në shesh për të festuar me të atin dhe familjen e tij.

Pasi falënderoi bashkëshorten, ‘të vetmen opozitë që nuk e mund dot’, siç e quajti ai, djalin e madh, Gregun, vajzën, Rea, Rama tha se Zaho nuk i ishte bashkuar familjes në shesh: “Të mbetet mes nesh. Zaho nuk erdhi, sepse është i mërzitur. Ai nuk pajtohet dot me faktin që unë i mora të gjitha votat, ndërsa ai asnjë votë, megjithëse bëri fushatë në Vlorë”.

Nga Vlora, qyteti që Zaho ka fiksim siç tha Kryeministri Rama në mbyllje të fushatës, Zaho u dha një mesazh të gjithëve: “Unë e dua Vlorën…”

Meqenëse donte Vlorën “më shumë” se Tiranën dhe meqenëse nuk mori dot asnjë votë, zgjodhi të mos jetë në festën e të atit dhe familjes në shesh. Por, me siguri, gëzon po aq sa edhe pjesa tjetër e familjes fitoren e tretë të të atit… Me aq sa mundet ta kuptojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion