Kapiteni i skuadrës së Polonisë bllokohet në Gjermani, kryeministri polak merr në telefon Merkel

Sport

Kapiteni i skuadrës së Polonisë bllokohet në Gjermani,

Kapiteni i Polonisë, Robert Leëandoëski për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, e kishte të pamundur të bashkohej me Poloninë për ndeshjet me Anglinë, Hungarinë dhe Andorrën. Kujtojmë se Leëandoëski është në Gjermani, dhe kjo qeveri ka vendosur disa rregulla strikte për mospërhapjen e koronavirusit dhe një prej tyre është që shtetasit e ardhur nga Britania e Madhe duhet të karantinohen për 10 ditë, çka e bënte sulmuesin të humbte sfida vendimtare me Bayernin në kthim.

Si pasojë klubi nuk e lejoi grumbullimin e tij me kombëtaren, por gjithmonë ekziston një zgjidhje. Aktorët e mëdhenj hyjnë në lojë. The Sun nga Anglia bën me dije se kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki ka telefonuar personalisht kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kërkesa e këtij të fundit ka qenë që Leëandoëski të përjashtohej nga ky rregull i autoriteteve gjermane. Merkel ka dhënë miratimin e saj të menjëhershëm për këtë kërkesë të homologut të tij dhe gjithçka është zgjidhur me sukses. Leëandoëski do sfidojë Anglinë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion