Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me kamionin

Bota

Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! Makina


Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali ku për pasojë ka ndërruar jetë një 33-vjeçar i cili dyshohet se është shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën “Porrettana Nord”, në zonën e Marzabotto.

Një mjet tip “Volkswagen Lupo” teksa po parakalonte, u përplas ballë për ballë me një kamion plehrash. Pas aksidentit mjeti u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit, ambulanca dhe karabinierët ndërhynë, por pa rezultat pasi viktima ishte djegur brenda automjetit.

Viktima besohet të jetë një burrë 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i makinës. Autostrada “Porrettana” ishte e mbyllur për trafikun për disa orë dhe u rihap vetëm këtë mëngjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion