10 vjeçari “hero” mbytet për të shpëtuar të motrën

Bota

10 vjeçari “hero” mbytet për të shpëtuar


Ricky Lee Sneve po kalonte një ditë të qetë me familjen e tij pranë brigjeve të lumit Big Sioux në Dakotën e Jugu, kur dy prej fëmijëve më të vegjël të familjes ranë në ujë.


I ati u hodh menjëherë dhe arriti të tërhiqte njërin prej tyre, ndërsa Ricky 10 vjeçar u zhyt të shpëtonte motrën, Chevelle. Ai arriti ta shtynte vogëlushen në breg, por vetë nuk ia doli dot dhe u mbyt. Burime të policisë së kontesë Lincoln pohuan se trupi i pajetë i të miturit u gjet pas disa orë kërkimesh.

“Im shoq u hodh në ujë dhe Ricky e ndoqi nga pas për të shpëtuar të motrën”, rrëfeu më pas mes lotësh e ëma e djalit. Ricky, shtoi Nicole Eufers, na mësoi “ ta duam e ta vlerësojmë jetën”.

Chad Sneve, i ati i 10 vjeçarit, më i madhi i katër fëmijëve, tha se i biri ishte gati të bënte gjithçka për të tjerët. “Ishte një fëmijë bujar, i mirë dhe i veçantë, shumë më tepër nga sa mund ta shpjegoj unë me fjalë”, u shpreh ai.

Mësohet se xhaxhai i Rickyt ka nisur një mbledhje fondesh GoFundMe për të ndihmuar familjen e tronditur nga kjo humbje e jashtëzakonshme për ta.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion