Drogë nga Holanda drejt Italisë! Çmontohet rrejti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë

Bota

Drogë nga Holanda drejt Italisë!  Çmontohet rrejti

Policia italiane ka goditur një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ka arrestur 4 shqiptarë dhe një tunizian.

Sipas policisë, pesë të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogë nga Holanda. Vetëm në periudhën prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se ka sjellë në Itali 41,5 kilogramë kokainë, 76,5 kilogramë marihuanë dhe 280 kilogramë hashash.


Vlera ekonomike e këtyre ngarkesave të lëndëve narkotike, sipas vlerësimeve të policisë, mund të llogaritet në 5 milionë euro.

Ditën e djeshme, pesë personat u identifikuan në qytete të ndryshme midis Spanjës dhe Italisë dhe u arrestuan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion