Krim i frikshëm, burri përplas me makinë gruan dhe pas i heq zemrën

Bota

Krim i frikshëm, burri përplas me makinë gruan dhe pas i heq

Një krim i paimagjinueshëm ka ndodhur në Brazil. Një 49-vjeçar kapërplasur me makinë gruan e tij 53 vjeçare dhe më pas i ka shkëputur zemrën dhe zorrët. Policia arrestoi sulmuesin me thikë në qytetin Tupa, në veriperëndim të Sao Paulos në Brazil.

Burri pranoi menjëherë aktin e tij dhe kërkoi që ta vrisnin. Megjithatë, kur u dërgua në komisariat, ai nuk pranoi të shpjegonte krimin.

53-vjeçarja kishte denoncuar bashkëshortin në polici vetëm katër orë më parë. Sipas informacioneve të “ Daily Mail ” , besohet se sulmuesi ishte çmendur, pasi kishte thyer derën e përparme të shtëpisë së tyre, duke ecur mbi të me makinën e tij para se ta vriste.

Krimi i tmerrshëm ndodhi në qytetin Tupa, 400 milje në veriperëndim të Sao Paulos në Brazil. Policia konfirmoi se Milena kishte denoncuar burrin e saj rreth orës 9:30 të së hënës dhe u vra rreth orës 13:30. në të njëjtën ditë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion