Arrestohet në Gjermani 34-vjeçarja shqiptare, dënohet me 30 ditë burg për një gjobë të papaguar

Bota

Arrestohet në Gjermani 34-vjeçarja shqiptare, dënohet me 30

Një 34-vjeçare nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale Gjermane në pikën kufitare të Breisach, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër arresti për shkak të një gjobe të papaguar.

Gruaja, e cila jeton në Francë, po udhëtonte me autobus drejt Gjermanisë më 6 tetor, kur u ndalua nga policia për kontroll. Gjatë verifikimit të të dhënave, autoritetet konstatuan se ajo ishte në kërkim nga drejtësia gjermane.

Sipas policisë, vitin e kaluar gruaja ishte dënuar nga një gjykatë gjermane me gjobë për një vepër penale të lidhur me sulm. Meqë ajo nuk e kishte paguar gjobën, në fund të vitit 2025 Prokuroria kishte lëshuar urdhër arresti ndaj saj.

Pasi nuk ishte në gjendje ta paguante gjobën e mbetur në momentin e arrestimit, ndaj 34-vjeçares u zbatua dënimi alternativ me burgim.

Sipas autoriteteve gjermane, ajo do të vuajë 30 ditë burg për shkak të gjobës së papaguar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion