Zjarr në qytetin e Shkodrës, reagon drejtori i zjarrëfikëses: Ka qenë i qëllimshëm

Mbrëmjen e djeshme një vatër zjarri u raportua në lagjen Tepe në qytetin e Shkodrës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në terren kanë mbërritur menjëherë 4 mjete zjarrëfikëse të MNZH Shkodër, duke neutralizuar flakët.
Ndërkohë, për këtë ka reaguar drejtori i zjarrëfikëses, Agron Dibra. Sipas tij, zjarri ka qenë i qëllimshëm. “Zjarri ka qenë i qëllimshëm. Në terren kanë shkuar 4 mjete zjarrëfikëse, për te mos rrezikuar banesat pranë vatrës së zjarrit. Neutralizimi i flakëve u bë pas 2 orësh punë. Vetëm një ditë më parë kanë qenë 6 vatra zjarri në Shkodër, pasi njerëzit në mënyrë të papërgjegjshëm djegin shkurre”, tha ai.
Zjarri në vend ka prej ditësh, ku situata më e rënduar vijon të jetë në jug të vendit, Vlorë, Gjirokastër. Pikërisht në këtë qytet u shënua viktima e parë si pasojë e zjarrit.


