Zjarri në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë

Aktualitet

Zjarri në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i

Zjarri që ka përfshirë mbrëmjen e djeshme, 3 korrik, malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, deklaroi se situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer, i cili e vështirëson ndërhyrjen e forcave në terren.

Sipas tij, pavarësisht përmasave të zjarrit, aktualisht flakët nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacioni për neutralizimin e vatrës vijon pa ndërprerje.

Në terren janë angazhuar gjashtë mjete zjarrfikëse nga bashkitë e Lezhës dhe Vau i Dejës, si dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, të cilat po bashkëpunojnë për mbajtjen e situatës nën kontroll. Ka mbërritur edhe një helikopter i ushtrisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion