Zjarrfikësit në luftë me flakët në fshatin Arshi Lengo në Gjirokastër, temperaturat përkeqësojnë situatën
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 16:34
Aktualitet

Në zonën e fshatit Arshi Lengos në Gjirokastër vijon të përkeqësohet situata me zjarret. Zjarri i ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë po përhapen me shpejtësi.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse të cilët po mundohen të neutralizojnë flakët.
Prej disa ditësh dhjetëra vatra zjarri janë aktive në vendin tonë, kryesisht në zonat e jugut.


