Zjarret në Gjirokastër rrezikuan disa banesa, nënkryetari i bashkisë paralajmëron bujqit: Nëse...

Aktualitet

Zjarret në Gjirokastër rrezikuan disa banesa, nënkryetari i

20 hektarë tokë janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve që ranë në fshatrat Palokastër dhe Qesarat të Gjirokastër

Sipërfaqet e djegura janë kryesisht shkurre.

Sipas bashkisë së Gjirokastër nga zjarri u rrezikuan disa banesa dhe shkolla e fshatit Palokastër.

Nënkryetari Ylli Muho akuzoi blegtorët se i kanë vënë zjarret qëllimisht.

“Unë sot akuzoj edhe një pjesë të mirë të qytetarëve, të pandërgjegjshëm, kryesisht blegtorë të cilët nën efektin e bërjes mirë të kullotës për ta pasur në stinën e dimrit, i nxjerrin sytë këtij shteti dhe qytetarëve duke bërë veprime të tilla dukë bërë veprime të tilla e duke vënë zjarre”, ka thënë ai.


Për blegtorët ka edhe një paralajmërim.

“Nëse do të hasen vatra zjarri në territorin e një kontrate kullote, atëherë ajo do të prishet”, është shprehur ndër të tjera ai.

Janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për zjarret./ABC

ME TE LEXUARAT