Zjarr në Peshtan të Fierit, përfshihet nga flakët masivi pyjor
Lajmifundit
/
31 Mars 2024, 15:43
Aktualitet
Një zjarr i madh ka rënë pasditen e kësaj të diele në masivin me pisha në Peshtani të Fierit.
Nuk dihet ende se cfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa sipas informacioneve paraprake, flakët po përhapen me shpejtësi nga era e fortë.
Ndërkohë në terren ndodhen dy ekipe zjarrfikësish, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrës së zjarrit.