Zjarr në dy biznese në Vlorë, digjen dy makina, tymi shpërndahet në gjithë pallatin
Lajmifundit
/
30 Prill 2025, 20:18
Aktualitet

Në ambientet e garazhit të një pallati përgjatë bulevardit Ismail Qemali në Vlorë mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr.
Policia tha se si pasoje e nje bombole gazi, zjarri ka perfshire nje biznes e me pas edhe nje tjeter ndersa jane djegur edhe dy automjete.
Zjarri ka përfshirë mjediset nëntokësore të pallatit, por tymi eshte perhapur me pas ne gjithe ndertesen.
Nuk dihet ende shkaku i renies se zjarrit por sipas policise, dyshohet per defekt ne nje bombul gazi cka do te vleresohet nga ana e eksperteve.


