Zjarr në bodrumin e një pallati në Elbasan, evakuohen banorët

Aktualitet

Zjarr në bodrumin e një pallati në Elbasan, evakuohen

Zjarri ka përfshirë një pallat në Elbasan. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja  ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës së Elbasanit.

Mësohet se zjarri ka rënë në bodrumin e pallatit 12 katësh, ndërkohë që janë evakuuar banorët.

Në vendin e ngjarjes ndodhet dy makina zjarrfikëse, që po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

NJOFTIMI I POLICISE


Në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një pallati ka rënë zjarr dhe janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.


Nga hetimi parapra dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

ME TE LEXUARAT