Zjarr në Tepelenë, flakët përhapen mes fshatrave Kodër dhe Lekël

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën mes fshatrave Kodër dhe Lekël në Tepelenë. Flakët po avancojnë me shpejtësi drejt pjesës veriore të kullotave të fshatit, duke rrezikuar zonat përreth.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po luftojnë intensivisht për të izoluar zjarrin dhe për të ndaluar përhapjen e tij drejt banesave të afërta. Në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikëse nga Gjirokastra për të përballuar situatën kritike.
Autoritetet apelojnë qytetarët për kujdes maksimal dhe bashkëpunim në rast se shohin rrezik apo zona me zjarre të reja. Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërkohë që operacionet e fikjes po vijojnë pa ndërprerje.


