Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq, në banesën e autorit gjenden armë, dron dhe radio të ngjashme me ato të policisë

Aktualitet

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq, në

Zbulohen detaje të reja në lidhje me operacionin e djeshëm policor, ku Violand Braçellari në tentativë për t’i shpëtuar policisë, u kundërpërgjigj me armë dhe qëlloi për vdekje efektivin Enea Mekollin, si dhe plagosi Edison Adrin.

Pas arrestimit të autorit të ngjarjes, policia ka bërë këqyrjen e zonës dhe mësohet se në stanin dhe banesën e Violand Braçelarit është sekuestruar kallashnikovi me të cilin ai kreu krimin e rëndë dhe një sasi ende e papërcaktuar municioni luftarak.

Mes sendeve të gjetura rezulton edhe një dron dhe 3 radio nga ato që përdor policia për ndërlidhje. Braçellari vijon të jetë nën trajtim mjekësor, pasi mbeti i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion