Fier/ Ndezi zjarr te ura e fshatit, 41-vjeçari kapet në flagrancë nga patrulla e policisë

Aktualitet

Fier/ Ndezi zjarr te ura e fshatit, 41-vjeçari kapet në

Një 41-vjeçar, J.S., banues në Mbrostar Ura, është arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit për zjarrvënie. Ai u kap duke ndezur zjarr pranë urës në fshatin Hoxharë e Vjetër, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Fierit njoftuan se zjarri u përhap për shkak të erës, duke dëmtuar zonën përreth. Materialet e këtij rasti janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon fuqishëm që qytetarët të mos ndezin zjarre dhe i fton të denoncojnë çdo veprim të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

ME TE LEXUARAT