Makina përplas këmbësorin në Fier, shoferi e dërgon vetë në spital

Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Fier, shoferi e dërgon

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes pranë shkollës industriale profesionale në Fier, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Pas përplasjes, këmbësori ka pësuar lëndime dhe ka rënë në tokë. Drejtuesi i makinës, 38-vjeçari me iniciale J.K., e ka ndihmuar menjëherë, duke e dërguar vetë në spital për ndihmë mjekësore.

Më pas, shoferi është rikthyer në vendin e ngjarjes dhe është pyetur nga ekspertët e rrugës për dinamikën e aksidentit, ndërkohë që po kryhen hetime për shkaqet e saktë dhe rrethanat që çuan në këtë përplasje.

Aktualisht, gjendja e këmbësorit është në monitorim nga mjekët, ndërsa policia vazhdon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT