“Zhduket” nëna së bashku me 3 fëmijët e mitur në Shkodër, burri ngre alarmin në polici

Aktualitet

“Zhduket” nëna së bashku me 3 fëmijët e mitur

Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3 fëmijët e mitur, e cila është larguar nga banesa.

Denoncimin në polici e ka bërë ditën e djeshme bashkëshorti i 39-vjeçares me iniciale A. A.

31-vjeçari ka kallëzuar se e shoqja është larguar nga banesa, ndërsa policia po punon për gjetjen e gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur.

“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”, raporton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion