Zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit në Elbasan – EMRI
Policia ka zbuluar se shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan që i mori jetën autorit, një i ri rreth 24 vjeç, është Renato Çepa.
Sipas autoriteteve policore, dyshohet se viktima ka qenë duke i vendosur lëndë eksplozive automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit Renato Çepa.
Aksidentalisht dyshohet se lënda eksplozive i ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, ai nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia po heton për një konflikt të mundshëm mes pronarit të mjetit dhe autorit të atentatit që humbi jetën.
Ndërkohë autori është ende i paidentifikuar në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan.