Zbulohet e SHKUARA e viktimës në SHBA! Nipi i 44-vjeçarit që u vra nga bashkatdhetari: Ishin miq, ai ka... (EMRAT)

Aktualitet

Zbulohet e SHKUARA e viktimës në SHBA! Nipi i 44-vjeçarit

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në verandën e restorantit të tij në Detroit Lions.

Viktima Francesk Shkambi u thirr nga autori për të dalë jashtë lokalit dhe në atë moment e qëlloi me armë. Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 21:40 ku shqiptari u gjet i pajetë në verandë.


I dyshuari, një banor i Farmington Hills, u dorëzua rreth 20 minuta pas krimit, ndërsa u gjet pistoleta me të cilën u krye vrasja, që rezulton të ishte raportuar e vjedhur.

Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Tonin Pjetri. Nipi i viktimës tha për CBS Detroit se i 65-vjeçari ishte mik i Franceskut.

“Ishte mik i tij”, tha Mark Gjura, duke shtuar: “Ai ka ardhur këtu dhe ka ngrënë darkë me ne në të kaluarën. Gjatë ndeshjes së Lions, mora një telefonatë nga miqtë që më thanë se kishte pasur të shtëna në Prime 7 sepse unë punoja atje, dhe mamaja ime tha: ‘Është Franco, është Franco’, dhe pastaj nxituam për në spital të gjithë së bashku si familje”.

Sipas WWJ, Shkambi kishte qenë më herët i dënuar në vitin 2013 për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë, dhe ishte liruar në dhjetor 2024.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion