I dënuar në Maqedoninë e Veriut për falsifikim monedhash, arrestohet 36-vjeçari, i shpallur në kërkim edhe për vjedhje

Aktualitet

I dënuar në Maqedoninë e Veriut për falsifikim monedhash,

Arrestohet 36-vjeçari ne Tiranë i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe për veprën penale “Vjedhja”.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 73”.

I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi:

N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Falsifikimi i monedhave".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion