Youtuber-i më i famshëm dhuron 500 mijë euro për 10 ndjekës/ Ky është fatlumi shqiptar që u përzgjodh

Aktualitet

Youtuber-i më i famshëm dhuron 500 mijë euro për 10

YouTuberi i famshëm, MrBeast ka realizuar së fundmi një giveaway, duke shpërndarë 500,000 euro për 10 ndjekës fatlumë. Gara, e cila u zhvillua përmes një postimi në rrjetet sociale, mblodhi mbi 7 milionë komente, por vetëm dhjetë persona u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme.

Fituesi i dhjetë i kësaj gare rezultoi të jetë një i ri nga Kosova, Shqiprim Rexhaj. Në një intervistë për Prive, Shqiprimi rrëfen se gjithçka ndodhi krejt rastësisht dhe se fillimisht nuk i besoi lajmit. Ai tregon se nuk ishte ndjekës i MrBeast, dhe se ishte vellai i tij ai që e shtyu të merrte pjesë në garë, pasi vetë i kishte dëgjuar vetëm emrin e youtuberit.

Pas pak ditësh, ai mori një mesazh zyrtar nga MrBeast dhe ekipi i tij, duke e informuar se ishte njëri prej fituesve, dhe më pas ndoqi të gjitha procedurat për ta marrë shpërblimin. Shqiprim shprehet se kjo shumë e parave i erdhi në momentin e duhur, pasi së bashku me vëllain e tij kanë nisur një biznes të ri një akademi për përkthime dhe kurse të gjuhëve të huaja. Ai shton se të gjitha paratë do t’i investojë në zhvillimin e këtij projekti.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion